Biznesmenë turq nga Adijamani po i hulumtojnë mundësitë për bashkëpunim me kompanitë në Maqedoni

Industria e tekstilit, prodhimtaria e mermerit, bujqësia, blegtoria, xehetaria dhe turizmi janë sektorët për të cilët janë të interesuar të bashkëpunojnë biznesmenët nga Adijamani, Turqia Lindore të cilët sot qëndrojnë në Maqedoni.

Në forumin e biznesit, që u mbajt në Odën Ekonomike të Maqedonisë – Turqisë (MATTO), u prezantuan potencialet për investim në Maqedoni, ndërsa u mbajtën edhe tet-a-tet takime me qëllim që të shqyrtohen mundësitë për bashkëpunim midis kompanive të Maqedonisë dhe Turqisë.

“Maqedonia është një prej shteteve më të rëndësishme në të cilin mund të investohet dhe në mënyrë transitore të punohet në të gjithë tregjet me të cilët shteti ka tregti të lirë. Shpresoj se ky takim i sotëm do të lind me fryt. Dëshirojmë ta vëllazërojmë Qytetin e Shkupit me Adijamanin”, deklaroi Ajdovan Ademoski, kryetar i MATTO-s.

Këmbimi tregtar midis Maqedonisë dhe Turqisë vitin e kaluar ka qenë 420 milionë dollarë amerikanë, por nga Oda Ekonomike e Adijamanit konsideronin se ka potencial për intensifikim të këtij bashkëpunimi.

“Këmbimi tregtar është rreth 400 milionë dollarë amerikanë, por konsiderojmë se kjo nuk është e mjaftueshme. Pikërisht për këtë arsye jemi të pranishëm këtu me qëllim që të intensifikohet këmbimi. Ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë të ardhshëm dhe do të jetë kënaqësi për ne që në një të ardhme të afërt t’i kemi mysafir përfaqësuesit e MATTO-s”, theksoi Mustafa Usllu, kryetar i Odës Ekonomike të Adijamanit.

Sipas shefit të përfaqësisë tregtare të Republikës së Turqisë në Maqedoni, Bunjamin Kutllu, Maqedonia ka kushte të volitshme për investim dhe për këtë arsye është dërguar ftesë për bashkëpunim deri te biznesmenët turq.

“Organizojmë programe dhe aktivitete të ndryshme me të cilat mundësojmë që kompanitë turke të vijnë në Maqedoni dhe të njoftohen me kushtet për investim, por njëkohësisht organizojmë edhe programe me të cilat afaristët nga Maqedonia i dërgojmë në panaire në Turqi ku vendosin kontakte për bashkëpunim të ardhshëm”, tha Kutllu.

Në biznes forumin e sotëm Maqedoni-Turqi të pranishme ishin kompani nga industria e ushqimit dhe tekstilit, ndërtimtaria, xehetaria dhe turizmi.

Biznesmenët turq para vizitës në Maqedoni, ishin në Serbi, ndërsa pastaj shkojnë për në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button