Një nënë tregon se si lindi bebja e saj menjëherë pas tërmetit katastrofal në Shkup

Qyteti i Shkupit do të mbahet mend nga tërmeti katastrofal që e shkatërroi deri në themel qytetin para 54 viteve, por me vete bart edhe tregime emotive të cilat gjithmonë do të kujtohen. Një ndër to është edhe lindja e një vajze menjëherë pas tërmetit. Ja tregimi nga nëna e saj pensionere Zllatka Kërstevska, shkruan Kurir.mk, njofton Portalb.mk.

“Shkupi me 26 korrik të vitit 1963 humbi shumë banor, familjar, miq, turistë, por fitoi edhe njerëz të rinj ku një ndër ta është edhe Suzana…

Më kujtohet nata e nxehtë e korrikut, 25 korrik 1963 kur më ndalën në Repartin e Gjinekologjisë të Spitalit Shtetëror të Shkupit. Isha shtatzënë në muajin e shtatë, ndërsa unë, bashkëshorti im dhe vajza ime 5-së vjeçare me padurim e prisnim beben e vogël që duhej të lind më 18 nëntor.

Përnjëherë u dëgjuan zëra të çuditshëm nga macet, qentë dhe nga kafshët e tjera që janë dëgjuar nga Kopshti Zoologjik, ndërsa tufa e zogjve u ngrit shumë lart mbi tokë.

Ishte tmerr, shumë u frikësove dhe pyesja se çfarë po ndodh. A pas asaj mbizotëroi një qetësi e madhe. Pas qetësisë u dëgjua një zhurmë e madhe… U dridhesha nga frika. Dhe përnjëherë toka filloi të dridhet shumë fortë dhe u kuptua, ishte tërmet..

Qëndruam ashtu para Spitalit në vendin e pritjes, kur pas gjysmë ose pas dyzet minutave ndjeva dhimbje shumë të forta. Kam qenë shumë e frikësuar sepse e kam ditur se nuk e kam terminin për të lindur dhe se ka shumë kohë, më kaploi një panik e madhe dhe lutesha që të përfundojë dhe të kalojë çdo gjë në rregull….Më pas kisha dhimbje edhe më të forma, e kam ditur se lindja e parakohshme është e shkaktuar nga stresi dhe trauma e përjetuar, duhet shpejt të veprohet dhe fëmija vjen në jetë…

E shkëlqyeshme ishte ndjenja e lehtësimit kur më thanë “Vajzë keni, vajzë”, Ora ishte 7 e 20 minuta,  dy orë pas tërmetit katastrofal që e kaploi Shkupin, ndërsa sipas të gjithë informatave vajza ime është fëmija i parë që ka ardhur në botë pas tërmetit katastrofal”, ka treguar pensionerja, nëna e vajzës Zllatka Kërstevska.

LEXO: Momenti kur tërmeti rrafshoi Shkupin më 1963 (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button