Sheqerinska: Për NATO dhe BE nuk do të vendos Rusia por qytetarët e Maqedonisë

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska në një intervistë për “Zërin e Amerikës” është pyetur se a është e shqetësuar Qeveria e re për ndikimin rus në Maqedoni, ajo u përgjigj se prioriteti i saj është që të arrihen dhe të ndërtohen marrëdhënie me vendet tjera, njofton Portalb.mk.

“Megjithatë, porosia jonë për ata, duke e përfshirë edhe Federatën e Rusisë është se edhe pse jemi të interesuar të kemi marrëdhënie të afërta bilaterale, vendimet strategjike deri në fund do të vijnë nga institucionet dhe qytetarët e Maqedonisë”, tha ajo, dhe shtoi:

“Kyçja drejt NATO-s dhe BE-së është qëllimi ynë bazë në tkonsensusin më të gjerë në vend dhe këto çështje janë zgjidhur, ndërsa do të vendosin vetëm qytetarët e vendit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button