Erik Rubin: Marrëveshja Maqedonisë – Bullgarisë, hap pozitiv për Ballkanin

Nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë paraqet hap pozitiv përpara për Ballkanin, deklaroi sot ambasadori amerikan në Sofje, Erik Rubin pas takimit me kryeministrin bullgar Bojko Borisov.

“Pata një takim të shkurtë shumë të mirë me kryeministrin ku e shpreha mbështetjen tonë për planet për nënshkrim të Marrëveshjes me Maqedoninë, e cila mendoj s eparaqet hap pozitiv përpara për Ballkanin”, deklaroi Rubin.

Siç lajmëroi BTA, Rubin theksoi se SHBA-ja fuqishëm i mbështetë përpjekjet e qeverisë bullgare dhe asaj të Maqedonisë për nënshkrimin e marrëveshjes.

“GJithashtu e mbështesim përparimin e Bullgarisë dhe të Greqisë për realizimin e projektit interkonektor (të gazit), i cili është mjaft i rëndësishëm për diversifikimin energjetik të Evropës”, shtoi Rubin.

Ai theksoi edhe se SHBA-ja e ,bështetë vizionin e Bullgarisë gjatë kryesimit me BE-në që fokusin e vet ta kahëzojë drejt Ballkanit, me çka, sipas tij, Sofja mund të luajë rol kyç.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button