SHGM dhe Këshilli për Etikën e Mediave e dënojnë sulmin verbal ndaj gazetarëve të TV “Vis”

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e dënon sulmin verbal ndaj gazetarëve të TV “Vis” në komunën Novo Sellë, njofton Portalb.mk.
“Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e dënon ashpër sulmin verbal dhe sjelljen e pahijshme të kryetarit të komunës Novo Sellë-Bllazho Vellkov dhe këshilltarit të VMRO DPMNE-së Bozhin Jovanov ndaj ekipit të TV “Vis” nga Strumica. Kolegia Stojne Miteva dhe kameramani Kire Piliçev kanë qenë të ofenduar me fjalët më të pista dhe janë penguar që të raportojnë nga seanca e Këshillit të komunës Novo Sellë e cila u mbajt dje, e në të cilën duhej të debatohet mbi shpalljen e referendimit pro ose kundër punës së minierës “Illovica”. SHGM vlerëson se është e palejueshme që një kryetar komune, në këtë rast Bllazho Velkov, të pengojë gazetarët në punët e tyre profesionale dhe pse bëhet fjalë për seancë të publike, ashtu siç duhet të jenë të gjitha seancat e një këshilli komunal”thuhet në kumtesë.
“Edhe më e pahijshme është kur kolegët ofendohen nga këshilltarët e përzgjedhur nga populli. Ata në vend se të zotohen për transparencë dhe llogaridhënie para votuesve, gjë që më së miri bëhet nëpërmjet raportimit mediatik për punën e tyre, ata tentojnë që ti pengojnë gazetarët në kryerjen e detyrës. SHGM kërkon përgjegjësi për këtë sjellje të pahijshme të kryetarit dhe Novo Sellë. Më e pakta që mund të bëjnë është që tu kërkojnë falje publike kolegëve nga TV “VIS”. Njëkohësisht iu bëjmë thirrje partive politike që para zgjedhjeve  lokale tu bëjnë thirrje antarëve të tyre që të përmbahen nga sjelljet e tilla ndaj mediave”, thuhet në kumtesë.
Gjithashtu edhe Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë e dënon sulmin verbal ndaj gazetarëve të TV “Vis” në komunën Novo Sell.
“Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) e gjykon rastin e djeshëm pas informatave të mara që televizionit të strumicës Kanal Vis nuk i është lejuar ta përcjellë seancën publike të Këshillit të Komunës Novo selo, ana e nga kryetarit dhe këshilltarit të komunës si dhe me fyerjet dhe fjalët të papëlqyeshmeqë janë bë ndaj ekipit të këtij mediumi. Këshilli për etikë bën thirje të merren masat e nevojshme për të pastruar rastet si ky, veçanarisht kur gazetari ndalohet të informon për tema të cilat janë prej interesit më të gjërë publik, siç ka qenë rasti i djeshëm në seancën në të cilën është diskutuar për vendimin për referendum për hapjen e minierave. Mbyllja e institucioneve, organizatave si dhe funkcionerëve nuk mundet mënyrë me të cilën do të ndalohet raportimi për tema dhe pyetje të interesit publik”, thuhet në kumtesë.
“Nga ana tjetër, siguria e gazetarëve duhet të jetë e liruar nga çfar do lloji të kërcënimeve dhe presioneve, a shteti në pajtim me nenin 10 të Konventës Evropjane për të drejtat e njeriut, është përgjegjëse për të ndërmarë të gjitha masat aktive me qëllim që të krijohet dhe mbahet një ambient i mire për lirinë e të shprehurit. Të përkujtojmë se kjo përgjegjësi buron edhe nga rekomandimet e Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës për mbrojtje të gazetarisë dhe sigurisë të gazetarëve dhe aktorët të tjerë medial”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button