Mediat greke, elozhe Hasit

Ka nisur në mënyrën më të mirë të mundëshme, aventura e Besnik Hasit në krye të kampionëve grekë, Olimpiakos, shkruan Top Channel.

Grekët kanë fituar në transfertë, në Serbi, ndaj Partizanit të Beogradit, në një ndeshje të vlefshme për eliminatoret e Champions League, me rezultatin 1-3.

Mediat greke, të cilat nuk e pritën mirë emërimin e gjakovarit në krye të Olimpiakosit, nuk ngurruan të lavdërojnë zgjedhjet tij, si kyçi i suksesit në Beograd.

“Zgjedhjet taktike të Hasit, sollën suksesin në Beograd”, thuhej në faqen sportive greke “sdna.gr”, e cila lavdëronte vendosjen në fushë të ekipit grek dhe mënyrën se si e interpretuan takimin.

“Ekip i vendosur mirë dhe një lojë e fortë në grup”, shkruante një tjetër faqe sportive, ‘sport24.gr’, e cila gjithashtu nxirrte në pah punën e mirë të trajnerit gjakovar.

Olimpiakosi është thuajse i kualifikuar për në fazën “play off”, të Champions League, por objektivi i klubit grek është pjesëmarrja në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button