Departamenti shtetëror: Tilerson nuk do të japë dorëheqje

Sekretari amerikan i shtetit, Reks Tilerson nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje, kumtoi Departamenti shtetëror. Kumtesa është publikuar mbrëmë pas informacioneve se Tilerson mund të tërhiqet për shkak të mospajtimeve me Shtëpinë e Bardhë.

“Kjo nuk është e saktë. Biseduam me sekretarin e shtetit dhe ai ishte i qartë: ka për qëllim të qëndrojë këtu. Kemi akoma shumë punë”, deklaroi zëdhënësja Heder Nauer.

Pasi e ndërmori funksionin në shkurt, Tilerson është kritikuar për shkak të fshehtësisë në punë dhe projektet për zvogëlimin e buxhetit të Departamentit shtetëror për 30 për qind. Atje punojnë mbi 70.000 persona.

Si-En-En publikoi një deklaratë të një burimi të paemërur se Tilerson, ish-shef i EksonMobajl është “frustruar nga përzierja e Shtëpisë së Bardhë në procesin e emërimit të bashkëpunëtorëve të tij”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button