Kryeministri Zaev prezantoi përmbajtjen e Marrëveshjes me Bullgarinë (VIDEO)

16.00 – Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë është në pajtim me interesat nacionale të Maqedonisë. Do të nënshkruhet në gjuhën maqedonase sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe në gjuhën bullgare sipas Kushtetutës së Republikës së Bullgarisë, theksoi kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev pasdite në konferencë për shtyp.

Marrëveshja, siç theksoi, do të publikohet në ueb faqen e Qeverisë, me çka do të bëhet publikisht i kapshëm për të gjithë. Zaev theksoi se marrëveshja hap perspektiva të mëdha për bashkëpunim edhe për zgjidhjen, e jo për krijim të problemeve. Në Bullgari shohim mik dhe fqi me të cilën së bashku do t’i zgjidhim problemet dhe e cila e mbështet pranimin e Maqedonisë në BE dhe NATO pa kushtëzime”, tha Zaev.

Dokumenti do të ndihmojë për intensifikimin e bashkëpunimit të përgjithshëm mes dy vendeve, tha Zaev duke theksuar se pret që shkëmbimit aktual tregtar mes dy vendeve, i cili arrin mes 500 dhe 600 milionë euro të arrijë deri në një miliard euro.

Përkujtoi se Qeveria aktuale e ka finalizuar marrëveshjen që ka filluar të përgatitet që në vitin 2009. Kryeministri Zaev tha edhe se pret që opozita e Maqedonisë ta mbështesë Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

Është parashikuar që Marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe  Bullgarisë, ta nënshkruajnë kryeministrat e dy vendeve Zoran Zaev dhe Bojko Borisov më 1 gusht në Shkup. Dokumenti do të botohet në uebfaqen e Qeverisë së Maqedonisë.

Për më shumë rreth marrëveshjes lexo: KËTU.

12:30 – Kryeministri Zoran Zaev, sot në konferencë për shtyp do ta prezantojë tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes për  miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë, i cili u miratua mbrëmë në seancë qeveritare, njofton Portalb.mk.

Është e parparaë që Marrëveshja të nënshkruhet më 2 gusht, ku për në Shkup do të udhëtojë kryeministri bullgar, Bojko Borisov.

14:54 – Qeveria e Bullgarisë e aprovoi Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Maqedoninë

Qeveria e Republikës së Bullgarise në seancën e sotme të rregullt e aprovoi tekstin e Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë, njoftoi pres-shërbimi i Qeverisë në Sofje.

“Nënshkrimi i marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë është shprehje e dëshirës së Bullgarisë që të ndërtojë marrëdhënie moderne të fqinjësisë së mirë dhe të bazuara në vlerat evropiane”, ka deklaruar kryeministri Bojko Borisov gjatë seancës së sotme të Qeverisë.

Ai, siç transmeton BTA, ka theksuar se disa vite disa qeveri bullgare nga i gjithë spektri politik kanë qenë të angazhuar në negociata duke u mbështetur në interesin kombëtar bullgar.

Sipas Borisovit, vizita e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev në Sofje dhe qëndrimi i shfaqur drejt historisë së përbashkët është hapi i parë në përpjekjet për ndërtim të frymës së re në marrëdhëniet me fqinjët.

“Bashkimi Evropian e vlerëson marrëveshjen si hap të parë dhe të ri për zhvillim të perspektivës evropiane të Maqedonisë”, ka shtuar Borisov.

Sipas tij, me nënshkrimin e marrëveshjes do të hapet faqe e re në marrëdhëniet midis dy vendeve dhe do të vendosen marrëdhënie të miqësisë së sinqertë.

Rezultatet e pritura nga nënshkrimi i marrëveshjes duhet të jenë bashkëpunimi në planin bilateral dhe ndërkombëtar, avancim të lidhjeve dhe komunikimeve transportuese, ndarje të mjeteve për projekte infrastrukturore dhe ndërkufitare rajonale, si dhe për lehtësim të kontakteve midis qytetarëve të së dy vendeve, thuhet në kumtesën nga pres-shërbimi i Qeverisë bullgare.

11: 20 – Qeveria e ka pranuar marrëveshjen me Bullgarinë

Qeveria e Maqedonisë mbrëmë në seancë e ka pranuar raportin për bisedimet e mbaruara dhe harmonizimin e tesktit të marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë, kumtojnë nga qendra informative e Qeverisë, njofton Portalb.mk.

Qeveria solli vendim me të cilën caktohet kryeministri, Zoran Zaev, që ta nënshkruaj marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim mes Bullgarisë dhe Maqedonisë.

Deri më tani, opinioni nuk ka pasur mundësi që ta shohë se çfarë përmban marrëveshja mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Pas insistimit të shumtë të opozitës, kryeministri, Zoran Zaev, i ftoi deputetët e VMRO-DPMNE-së që në seancë të mbyllur ta shohin se çfarë përmban marrëveshja.

LEXO: Ja çfarë parasheh marrëveshja Maqedoni-Bullgari

Kryeministri Zaev, paraprakisht ka deklaruar marrëveshja me Bullgarinë hapë perspektiva serioze për Maqedoninë, ndërsa prej saj Maqedonia ka përfitim serioz. Marrëveshja do të dakordohet kur ta ratifikojë Parlamenti.

Osmani - Zaev

Ai shtoi se marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë është mbyllje e një kapitulli, që ka qenë problematik në periudhën e kaluar.

“Pas të gjitha sugjerimeve të cilat do t’i marrim prej opinionit të ekspertëve, nga Parlamenti dhe Qeveria, shpresoj se do të vijë drejt kontraktimit të marrëveshjes. Marrëveshja sillet prej Parlamentit. Parlamenti në fund voton. Nëse diçka është në dëm të Maqedonisë, Parlamenti ynë ka përgjegjësi të drejtpërdrejt ndaj qytetarëve dhe nuk duhet të frikësohemi. Nëse diçka është mirë, Parlamenti do të votojë. Unë si politikan i udhëzuar mirë, i cili edhe më tej e kërkon mbështetjen e qytetarëve, nuk do të lejoj që asnjë fije t’i mungojë Maqedonisë në perspektivat e saj”, theksoi kryeministri Zaev.

Ndërkaq ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, ka thënë se “opinioni do të ketë kontroll të marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë kur do të nënshkruhet zyrtarisht dhe do të jepet në ratifikim në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

“Opinioni do të ketë kohë të mjaftueshme të debatojë, të bisedojë (marrëveshjen me Bullgarinë). Shumë është e vështirë të publikohet para nënshkrimit. Ne që nga Pavarësia e Maqedonisë prej vitit 1991 nuk kemi përfshirje të tillë të dukshme në Kuvend dhe në opozitë për një punë të tillë. Procedurat kushtetuese janë: ka grupe negociatore, bisedohet pastaj ai tekst miratohet në Kuvend. Këtu ka shumë kohë për debate edhe në opinion dhe në opozitë”, tha Dimitrov.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev, me delegacion të lartë nga Qeveria, muajin e kaluar vizitoi kreun e lartë të Bullgarisë, të cilët shprehën se duhet të intensifikohen marrëdhëniet e mira ndërfqinësore për bashkëpunim të mëtutjeshëm mes dy shteteve.

LEXO: Zaharieva: Bullgaria nuk do të negociojë për ndryshime në tekstin e marrëveshjes me Maqedoninë

LEXO: Zaharieva: Marrëveshja midis Bullgarisë dhe Maqedonisë hapë faqe të re

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button