Rolling Stones, pas 12 vitesh po punojnë për një album të ri

Grupi i njohur muzikor “The Rolling Stones” do të kthehet përsëri në studio regjistrimi për një album të ri, 12 vjet pas “A Bigger Bang”, njofton KultPlus.

Lajmi u bë i ditur nga Keith Richards gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë në You Tube. “Kthimi ynë në studio do të ndodhë shumë, shumë shpejt. Do të incizojmë materiale dhe do të shohim në çfarë drejtimi do të shkojmë”.
Grupi historik ka publikuar vitin e kaluar albumin me covera “Blue & Lonesome”.
Ndoshta suksesi i “Blue & Lonesome” (vendi i parë në klasifikimet britanike dhe i katërti në SHBA) ka qenë shkas për gjetjen e entuziazmit dhe e ka shtyrë Rolling Stones sërish në studio.
“Nuk e prisnim një reagim të tillë, na gjeti pak të surprizuar, mendonim se ishte diçka që duhej bërë dhe nuk e prisnim një pritje të tillë”, tha Richards për daljen e albumit “Blue & Lonesome.
Albumi i ri është i 34 i një karriere të gjatë, e filluar në mënyrë diskografike në 1964.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button