Rusi: Kërkohen masa kundër Polonisë për shkatërrimin e monumenteve sovjetike

Dhoma e Epërme e Parlamentit të Rusisë ka kërkuar nga presidenti, Vladimir Putin, që ta filloj përgatitjen e sanksioneve kundër Polonisë, për shkak të planeve për shkatërrimin e monumenteve sovjetike, kanë raportuar mbrëmë mediat shtetërore ruse, shkruan REL.

Por, Kremlini ka thënë se Putin ende nuk e ka ndërmarrë ndonjë masë kundër Polonisë, për shkak të legjislacionit të miratuar aktualisht në Varshavë, me të cilin qeveria autorizohet për shkatërrimin e më se 500 monumenteve sovjetike, që konsiderohen si relikte të regjimit autoritar.

Zyrtarët polakë kanë thënë se ish-Bashkimi Sovjetik ishte një shtet okupues gjatë katër dekadave pas Luftës së Dytë Botërore dhe derisa po shtohen ndjenjat nacionaliste, ata dëshirojnë t’i shkatërrojnë qindra monumente të ndërtuara gjatë asaj periudhe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button