Ministrja Sheqerinska për vizitë në Shqipëri

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Radmilla Sheqerinska do të qëndrojë për vizitë zyrtare njëditore në Republikën e Shqipërisë.

Sheqerinska do të takohet me ministren shqiptare të Mbrojtjes, Mimi Kodheli me ç’rast, delegacioni i Maqedonisë në të cilin është edhe zëvendësshefi i Shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral – major, Muhamet Racaj, do të ketë biseda zyrtare me delegacionin e Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes.

Ministrja Sheqerinska do ta vizitojë edhe batalionin e forcave speciale të forcave të armatosura shqiptare në Tiranë, ku do të zbatohet një stërvitje demonstruese.

Maqedonia dhe Shqipëria në sferën e mbrojtjes bashkëpunojnë që nga viti 1998 kur u nënshkrua edhe Marrëveshja për bashkëpunim bilateral. Nga viti 2004 në nivel vjetor nënshkruhen edhe plane për bashkëpunim bilateral të cilat përfshijnë një numër më të madh të aktiviteteve të përbashkëta në të dyja vendet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button