Ish gjenerali i NATO-s, Stavridis: Maqedonia duhet të jetë shteti i ardhshëm në NATO

Ish komandanti i Akeancës Veriatlantike, gjeneral Xhejms Stavridis, në një deklaratë për Zërin e Amerikës ka theksuar se Maqedonia është shteti i ardhshëm që duhet të anëtarësohet në NATO, njofton Portalb.mk.

“Shpresojmë se Greqia do të ketë mundësi që të punojë me Maqedoninë për zgjidhjen e çështjes së emrit, me [ka do t’ia hapte derën Maqedonisë që të hyjë në NATO. Mendoj se Maqedonia është shteti i ardhshëm i cili do të anëtarësohet në Aleancë”, deklaroi gjeneral Stavridis.

Ajo, sipas tij, do të ishte hapi i parë drejt bashkimit dhe forcimit të Ballkanit.

Zëri i Amerikës rikujton se edhe nënpresidenti i SHBA-së, Majk Pens, në emër të presidentit Donald Trump, në fillim të këtij muaji, në bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë, ZOran Zaev, e ka theksuar mbështetjen e SHBA-së për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button