Kina përgatitet për krizë potenciale në Korenë Veriore

Kina përgatitet për krizë potencial me Korenë Veriore, duke e përforcuar mbrojtjen e saj përgjatë kufirit të përbashkët, duke e përfshirë edhe formimin e brigadës së re kufitare dhe ndërtimin e bunkerëve për popullatën civile, njofton gazeta “Uollstrit xhornall”.

Siç njoftojnë mediat britanike, Kina po e përforcon mbrojtjen e saj në kufirin koreanoverior që pasi Pheniani në vitin 2006 e kreu provën e parë të saj bërthamore, duke e përfshirë edhe ndërtimin e gardhit në sektorët nga kufirit dhe duke i përforcuar patrullat kufitare.

Kina, gjithashtu, i risistemoi forcat e saj të armatosura në pjesën verilindore të vendit, pohon “Uollstrit xhornall”, duke iu referuar përfaqësuesve ushtarak kinezë dhe sajteve qeveritare dhe të ekspertëve kinezë dhe të huaj.

Kina ndodhet në proces të programit të gjerë për riorganizim dhe modernizim ushtarak, përkujtojnë mediat britanike.

Qeveria kineze disa herë ka kumtuar se nuk mund të ketë epilog ushtarak të çështjes koreanoveriore.

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes, Vu Cijang, dje në Pekin deklaroi se nuk mund t’i përgjigjet në “pyetjeje hipotetike” për atë se çka mund të bëjë armata kineze në rast të përleshjes në Gadishullin Korean.

Kina prej shumë kohësh është e shqetësuar nga mundësia potenciale për luftë ose trazira në vendet fqinje që të transferohen në territorin e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button