Të paktën shtatë të vdekur dhe 12 të zhdukur në mbytjen e një motoskafi në Indonezi

Shtatë persona kanë humbur jetën, ndërsa 12 rezultojnë të zhdukur, pasi që në Indonezi është përmbysur një motoskaf, në të cilin kanë qenë 48 udhëtarë, kumtuan sot përfaqësues zyrtarë të hetimit.

Siç theksohet, motoskafi është fundosur 10 minuta pas nisjes nga qyteti Tarakan, në Indonezinë qendrore, kumtoi agjencia lokale për kërkim dhe shpëtim Oktavianto.

Në momentin e fatkeqësisë në motoskaf kanë qenë tre anëtarë të bordit, dhe 45 udhëtarë, ndërsa agjencia thekson se janë shpëtuar 20 burra dhe nëntë gra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button