MPPS: Janë miratuar projekte për avancimin e sigurisë sociale dhe standardit jetësor të pensionistëve

Këshilli për siguri nacionale në seancën e sotme i ka shqyrtuar propozim projektet për përmirësimin dhe avancimin e sigurisë nacionale dhe të standardit jetësor të shfrytëzuesve të pensionit në periudhën 2018-2020 dhe miratoi disa projekte, implementimi i të cilave do të fillojë në fillim të vitit 2018, informoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS).

Siç informoi MPPS, do të vendoset dhënie e domosdoshme e verifikimit të stazhit dhe rrogave, me të dhëna të konfirmuara në evidencën amë, për të gjithë punëtorët, te vite para plotësimit të kushteve për pension.

“Pensionet do të harmonizohen dy herë në vit, sipas rritjes së shpenzimeve të jetesës në vlerë prej 50 për qind dhe rritjes së rrogave në vlerë prej 50 përqindëve dhe do të shqyrtohet mundësia për harmonizim shtesë nëse vërehet rritje e ekonomisë. Do të miratohet edhe akt nënligjor për vërtetimin e çmimit minimal dhe maksimal të akomodimit në institucionet private për kujdes të personave të moshuar, si dhe përforcim i kontrollit në këto institucione. Do të vendosen paketime të reja të ilaçeve, si dhe mundësi për ngritjes së terapisë në copë për pacientët e sëmurë kronik”, kumtoi MPPS.

Për personat e sëmurë kronik, shtohet në kumtesë do të mundësohet ngritje e terapisë tremujore, ndërsa do të avancohet bashkëpunimi  me sektorin joqeveritare (Lidhjen e shoqatave të pensionistëve, Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë) për sigurimin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore të personave të moshuar.

Në seancë, gjithashtu është vërtetuar nevoja e vazhdimit të projektit për rekreacion banjo-klimatik për pensionistët, me mundësi për revidim të kritereve për udhëzim të shfrytëzimit të shërbimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button