Po rikthehet Milani i madh, e pabesueshme çfarë ka ndodhur

Serie A është kthyer sërish në vëmendjen kryesore të futbollit europian. E gjitha kjo falë Milanit që deri më tani ka kryer me sukses 10 blerje të bujshme, ku të gjithë së bashku kalojnë vlerën e 200 milionë eurove.

Mediat italiane raportojnë se për vetëm tri ditë nga fillimi i shitjes zyrtare, klubi milanez ka shitur mbi 20 mijë bileta për ndeshjen ndaj Craiovas në eliminatoret e Europa Leagues

Ky interesim në rritje është një lajm i shkëlqyer për klubin kuqezi pasi tifozët kohët e fundit kishin braktisur stadiumet duke zbehur emrin e ‘Milanit të madh’.

Deri në këto momente Leonardo Bonucci është transferta më e bujshme e kuqezinjve të cilët kërkojnë suksesin jo vetëm në Itali por edhe në Europë.

Kuqezinjtë synojnë të kualifikohet në Europa League ndërsa në sezonin e ardhshëm do të synohet kualifikimi për në Champions League.

Image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button