Prokurorët kërkojnë që të mos shkurtohet buxheti i Prokurorisë Themelore Publike

Shoqata e Prokurorëve Publike të Republikës së Maqedonisë, nëpërmjet një letre, kërkon që të mos shkurtohet buxheti i Prokurorisë Themelore Publike me rebalancin e ri të Buxhetit, njofton Portalb.mk.

“Nga ajo që mund të shihet nga propozimi i publikuar për ndryshim dhe plotësim të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë, është zvogëlimi i mjeteve për Republikën e Maqedonisë edhe atë nga gjithsej 259.213 denarë në 237.257 denarë, ndërkaq në lidhje me mjetet për implementimin e paraparë të ligjit për procedurë penale, është zvogëluar nga 213.455 denarë në 195.130 denarë. Në këtë drejtim në pjesën e rrogave dhe kompensimeve nga gjithsej 552 të punësuar në Prokurorinë Themelore Publike, vlera e mjeteve zvogëlohet nga 218.205 denarë në 205.558 denarë, derisa për sugirmin e mallrave dhe shërbimeve nga 39.886 denarë në 28.000 denarë”, thonë nga Shoqata e Prokurorëve.

Ata gjithashtu shtojnë se sigurimi i mjeteve, veçmas për pagesën e pagave të prokurorëve publik dhe të punësuarve në Prokurori është e rëndësisë esenciale për funksionim normal të Prokurorisë.

“Duke e pasur parasysh se si punojnë dhe funksionojnë prokuroritë publike, ndërkaq dhe llojin e karakterit të punës, veçmas kushtet e veçanta për punë dhe rrogë, nuk janë luks, por janë të patjetërsueshme për funksionim efikas që në kushte normale të zhvillohen aktivitetet”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Prokurorëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button