Disa persona tentuan ta kidnapojnë një 29 vjeçar nga Shkupi

Dje rreth orës 15:00 në Stacionin Policor Qendër, D.P. (29) nga Shkupi ka paraqitur se në të njëjtën ditë rreth orës 12:45 në rrugën “Aminta i Tretë” në Shkup, një person i panjohur e ka vjedhur, informojnë nga MPB, njofton Portalb.mk.

“Derisa D.P. ka qenë me shokun e tij, nga një veturë “Audi A6” ka dalë një person i panjohur dhe ka filluar që ta kërcënojë dhe ta ofendojë. Pastaj i është afruar një person tjetër i panjohur, i cili gjithashtu e ka kërcënuar. Shpejtë pas tyre, në të njëjtën rrugë është parkuar një veturë “Mercedes” nga ku kanë dalë tre persona të panjohur dhe fizikisht e kanë sulmuar D.P., duke e goditur me shqelma dhe grushta. Ata janë përpjekur që ta fusin në bagazh të veturës “Mercedes”, por në atë moment njëri nga sulmuesit ia ka marrë telefonin celular, ndërkaq D.P. ka arritur që të ikë”, njoftojnë nga MPB.

Ata gjithashtu shtojnë se po ndërmerren masat për gjetjen e personave dhe pastrimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button