Tre hajdutë të paraqitur si “Alfa”, e vjedhin dhe e rrahin një 21 vjeçar në Shkup

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë vjedhur E.S. (21), informojnë nga MPB, njofton Portalb.mk.

“Hajdutët i janë ofruar personit E.S. dhe i janë paraqitur se janë zyrtarë policor të njësitit “Alfa”, ia kanë kërkuar letërnjoftimin, çantën, pas së cilës nga kuleta ia kanë marrë 3.000 denarë dhe letërnjoftimin. Pas saj, personat fizikisht e kanë sulmuar duke e goditur në pjesën e kokës dhe e trupit, dhe  e kanë lëshuar vendin”, thonë nga MPB.

Policia njofton se po ndërmerren masa për gjetjen e hajdutëve dhe pastrimin e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button