Legjenda e boksit flet për abuzimin seksual në fëmijëri: Unë po ecja në rrugë dhe…

Legjenda e boksit Mike Tyson ka folur hapur për abuzimin seksual që ka përjetuar kur ai ka qenë fëmijë.  Një ngjarje e tiillë ka ndikuar shumë tek ish- kampioni i boksit, i cili u shpreh se ka qenë pikërisht kjo arsyeja pse u bë kaq i ashpër.

Në një intervistë për E60, Tyson ka rrëfyer se kur ka qenë në moshën 7 vjeçare, një burrë i moshuar e ka ndalur në rrugë, e ka dërguar në një pallat dhe ka abuzuar, edhe pse nuk e specifikon saktësisht se çfarë ka ndodhur me të.

Nuk mban mend asgjë tjetër, dhe as nuk e ka parë personin që kreu këtë akt.

“Një i moshuar më tërhoqi me forcë në rrugë dhe më dërgoi në një ndërtesë ku dhe abuzoi me mua. Ka ndodhur vetëm një herë në jetë. Kjo më ka bërë që të jem kaq i ashpër në këtë botë”, u shpreh Tyson.

Më herët, në vitin 2014 ai ka dhënë një intervistë ku ka rrëfyer këtë ngjarje të rëndë për të, por pa dhënë më tepër detaje. I pyetur pse nuk ka dashur që të fliste më parë për këtë gjë, 51- vjeçari u shpreh se “e ka lënë pas në të kaluarën”.

“Nuk më pëlqen të flas për këgtë, më pëlqen ta mbaj atë atje ku ishte në të kaluarën. Por e di që ndikoi shumë tek unë”, rrëfeu ikona e boksit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button