Pse gruaja e tij Kryemadhi nuk e shoqëroi në ceremoninë e betimit, ja çfarë thotë Meta

Ashtu siç ishte njoftuar më parë, Presidenti Ilir Meta gjatë ceremonisë së betimit, si në Kuvend, ashtu edhe në ceremoninë e mbajtur në Presidencë, nuk shoqërohej nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, po nga tre fëmijët e tij. Ndërsa Kryemadhi, ndonëse e pranishme në të dyja ceremonitë, qëndroi larg kreut të ri të shtetit, duke ruajtur pozicionin si kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, shkruan Class.

Presidenti Meta, menjëherë pas marrjes së detyrës, ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në Top Story, ku i është përgjigjur edhe pyetjes pse bashkëshortja e tij nuk e shoqëroi në ceremoninë e betimit. Për herë të parë në historitë e presidentëve shqiptarë, në krah të tij nuk rreshtohet bashkëshortja. Pyetjes pse ky vendim, Meta i përgjigjet: “Mendoj se personi për të cilin ju flisni nuk vihet aq kollaj në rresht. Monika ka bërë zgjedhjen e saj publike që në momentin që unë jam zgjedhur President, duke bërë të qartë se do ishte një politikane aktive dhe duke bërë të qartë se nuk do ishte Zonjë e Parë. Pozicioni i saj dhe paraqitja e sotme janë një mesazh i qartë se Presidenti dhe Presidenca nuk do të ndikohet nga askush, as për qëllime të caktuara politike…”– tha Meta.

Këtë qëndrim çifti i bashkëshortëve e ruajti edhe në pritjen që presidenti i ri zhvilloi në ambientet e Presidencës. Në videon e mëposhtme, publikuar nga Klan, shihet momenti kur Meta pret me radhë të ftuarit në koktejin pas përmbylljes së ceremonisë. Siç mund të dallohet, takimi me bashkëshorten e tij Kryemadhi ishte tepër zyrtar, duke u mjaftuar me një shtrëngim duarsh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button