Gjykata e Apelit e la të lirë edhe ish ministren Elizabeta Kançeska Milevska, nuk ka paraburgim për të

Gjykata e Apelit – Shkup sot kumtoi se janë refuzuar ankesat e Prokurorisë Speciale Publike dhe të akuzuarve në mesin e së cilëve është edhe ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska si edhe dy personave për masat e përcaktuara të kujdesit të shqiptuara prej Gjykatës Penale për rastin “Tenderë”.

Gjykata kumtoi se janë verifikuar vendimet e shkallës së parë të Gjykatës Penale me të cilat janë përcaktuar masat e kujdesit: obligim për të akuzuarit të paraqiten në gjykatë dhe marrja e përkohshme e dokumenteve të udhëtimit dhe ndalesa për dhënien dokumenteve të reja.

Lënda “Tenderët” e PPS-së ka të bëjë me furnizime të cilat lidhen me ndërtimin e Muzeut të VMRO-së.

Gjykata e Apelit deri më tani i refuzoi të gjitha ankesat e dorëzuara të vendimeve të Gjykatës Penale lidhur me lëndët e PPS-së.

Ndryshe, dje Prokuroria Speciale Publike kërkoi paraburgim për ish ministren e Kulturës, Elizabeta Kançesa Milevska sepse konsideron se nuk është e mjaftueshme që vetëm t’i merret pasaporta si e dyshuar në rastin “Tender” për “Shkupin 2014”, ku sipas PSP-së e ka dëmtuar buxhetin për 54 milion denarë, njofton Portalb.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button