Zoran Pavllovski emërohet sekretar i ri shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë

Zoran Pavlovski, sot me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është emëruar sekretar i ri shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë, informoi Partia Liberal -demokratike (PLD).

“Zoran Pavllovski, anëtar i PLD-së, në këtë vend vjen prej pozitës drejtues i sektorit për administrimin e të ardhurave, zhvillimit lokal dhe ekonomik dhe planifikimit strategjik në komunën e Kumanovës, me përvojë në zhvillimin e ekonomisë lokale, mbështetjen në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, sipërmarrësi, turizëm, zdrukthëtari dhe hotelieri”, kumtoi PLD.

Sekretari i ri shtetëror, shtohet në kumtesë, fillimisht do të angazhohet për mbështetjen e rritur të bizneseve të vogla dhe të mesme, relaksimin e rregulaltivës ligjore me zvogëlimin e tatimeve parafiskale dhe kompensimeve, kushteve të barabarta për kompanitë vendore dhe të huaja, si dhe për rritjen e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button