Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, kohë pas kohe vranësirat do të rriten dhe do të ketë dukuri lokale të shiut dhe bubullimave.

Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 15 deri 22, ndërsa e ditës prej 30 deri 37 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare, kohë pas kohe vranësirat do të shtohen dhe do të ketë dukuri lokale të shiut dhe bubullimave.

Do të fryjë erë mesatare deri e prëforcuar nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 21 gradë ndërkaq e ditës deri 34 gradë.

Edhe të mërkurën do të ketë rritje të kohëpaskohshme të vranësirave dhe dukuri të reshjeve lokale të shiut me bubullima.

Të enjten do të ketë reshje në disa vende, ndërsa lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima të rralla. Temperatura e ditës në dy ditët në vijim do të shënojë rënie graduale, ndërsa rënie më të konsiderueshme do të ketë të enjten, kur do të jetë edhemë freskët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button