Të paktën 26 të vdekur në një sulm vetëvrasës në qytetin pakistanez Lahore
Të paktën 26 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 35 janë lënduar në sulmin e sotëm vetëvrasës të kryer në një treg për pemë në qytetin pakistanez Lahore.
Përgjegjësinë për sulmin e mori grupi ekstremist Tarik-e-taliban.
Sipas policisë, vetëvrasësi me bombë me motor ka mbërritur në treg dhe e ka aktivizuar mjetin shpërthyes në afërsi të policisë, e cila ka siguruar rrëzimin e një ndërtese.
Midis viktimave, të paktën 10 janë policë.