Han: Ekonomia turke do të rrezikohet në qoftë se tensionet me BE-në dalin jsshtë kontrollit

Bashkimi Evropian sot e paralajmëroi Turqinë se ekonomia e saj mund të pësojë dëme në qoftë se tensionet e zmadhuara me Unionin, posaçërisht me Gjermaninë, dalin nga kontrolli.

Në virgjile të negociatave në Bruksel me përfaqësuesit e lartë turq, eurokomisari për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han, sot paralajmëroi se ky vend, kandidat për inkuadrim në Union “po largohet nga vlerat evropiane”.

“Çdoherë kujdesem që të mos vijë deri në rritje të tensioneve midis disa nga shtetet tona anëtare ose disa anëtareve tona me vendet fqinje. Mendoj se Turqia duhet t’i kuptojë arsyet për këtë dhe të punojë në këtë”, tha Han.

Ai vërejti se sezoni turistik është në vrull të plotë dhe se “gjithsesi se jo nga dobia njerëzit të ftohen të shkojnë atje.

“E njëjta vlen edhe për investimet në këtë vend, për shkak se situata duhet shumë e pasigurt dhe jostabile”.

Han dhe përfaqësuesja e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federika Mogerini, nesër kanë takim me ministrin turk të Punëve të Jashtme Mevlut Çavushogllu dhe ministrin turk të Çështjeve të BE-së Omer Çelik, në momente kur këmbimi i qëndrimeve midis dy palëve mbetet gjithnjë e më e ashpër për shkak të akuzave kundër Ankarasë për mosrespektim të së drejtave të njeriut dhe masat e saj të ashpra pas tentimit për grusht shtet nga viti i kaluar.

Posaçërisht janë keqësuar marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Turqisë, për shkak se të dy vendet-anëtare partnere të NATO-s janë në përplasje për shkak zë arrestimeve të disa shtetasve gjermane në kuadër të masave të ashpra të cilat Ankaraja i zbaton, por edhe për shkak të çështjes së qasjes së deputetëve gjermane deri te baza e NATO-s në Turqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button