Car (i) Dushanit apo shqiptarët e Radishanit ?

Një ditë rastësisht duke kaluar nga Ura Syri e ndërtuar dhe e zbukuruar me paratë tona shqiptare më ra në sy përmendorja e Car Dushanit. Dola në atë pjesë të Shkupit të mbushur dhe të stërmbushur me përmendore të llojeve të ndryshme për të kërkuar tre përmendoret shqiptare të Pjetër Bogdanit, Josif Bagerit dhe Nexhat Agollit që janë premtuar që do të vendosen në këtë pjesë të Shkupi por nuk i gjeta askund. Nejse, janë premtuar para disa viteve ndoshta do vendosen pas një shekulli, nuk i dihet. 

Qëllimi që më shtyu që të shkruaj këtë tekst ishte diçka tjetër. Kur iu afrova përmendores së Car Dushanit vërejta një patroll policore të njësis speciale e cila e ruante përmendoren e “Carit”. U habita, mendova mos ka ndodhur diçka, kur më pastaj mu kujtua se ajo përmendore ishte sulmuar para ca kohe me disa çekan gome e këta të mjerët po e ruanin se mos ndoshta po e rrëzon dikush. Por nuk rrëzohet e gjithë ajo përmendore nga bronza me një çekan gome ! 
Vazhdova më tej të ec në Shkupin e shqiptarëve dhe në pjesën totalisht të shkatruar dhe të lënë pas dore, në çarshin e vjetër, në oborrin e universitetit shtetëror të Tetovës  më ranë në sy protestat që po organizonin të rinjët në mbrojtje të familjes shqiptare nga Radishani i Shkupit e cila është bërë pre e sulmeve të huliganëve maqedonas.  E atëher më lindi një ide për të shkruar këtë tekst e për ti parashtruar disa pyetje. 

E gjith ajo polici po e ruan përmendoren e carit edhe pse ai ka vdekur moti dhe përmendorja është krejt nga bronzi. Rrezik nuk ka nga askush sepse siç e cekëm më lart me çekan gome nuk prishet bronzi. E tani desha të pyes, pse ministria e punëve të brendshme në të cilën fatmirësisht kemi edhe kuadro shqiptare që na përfaqësojnë nuk angazhon një patroll të tillë policore përpara shtëpis së familjes Zeqiri për ta mbrojtur këtë familje shqiptare ? Kjo familje më shum se Car Dushani ka nevoj të mbrohet sepse në këtë familje jetojnë njerëz të gjallë, fëmijë, gra ,pleq dhe ata janë të sulmuar shum shpesh nga disa huligan ultra-nacionalist maqedonas të cilët nuk i sulmojn me çekan prej gome siç u sulmua “cari” por me bomba. Pse ministria e punëve të brendshme po rin duarkryq dhe nuk mban llogari aspak për të mbrojtur të gjallët, por më shum brengoset dhe mundohet t’i mbroj të vdekurit e huaj ? Për këtë ministri dhe këtë qeveri në përgjithësi më shum rëndësi kanë përmendoret e bronzta të huaja se sa qytetarët e saj të gjallë ? 

Unë mendoj që përgjigja është e qartë, familja Zeqiri nga Radishani është familje shqiptare ndërsa Car Dushani është diçka tjetër. 

Pra për këtë qeveri më i rëndësishëm është Car (i) Dushanit se sa shqiptarët e Radishanit !!! 

Lajme të ngjashme

Back to top button