Nëse keni vendosur të shkoni këtu me pushime, duhet të mësoni të hani bukë me akullore!

E dimë se në Meksiko mund të gjeni me dhjetera pjata ekzotike dhe të shijshme, të cilat në qytete të tjera të botës mund të cilësohen si shumë të çuditshme, shkruan Class.

Një prej tyre është edhe buka me akullore. Hmm nuk na tingëllon aspak mirë.

Të gjithë ata që e kanë provuar u ka pëlqyer shumë, edhe janë shprehur se në fillim nuk i ka entuziasmuar shumë kjo ide. Edhe pse është bërë virale në internet kohët e fundit, ajo ka nisur të shitet në rrugët e Meksikos që në vitin 2012, si një shenjë kundër tortave klasike dhe rezulton shumë e suksesshme.

Ajo është si akullore normale por shoqërohet dhe me bukë. Përpos akullores dhe bukës, vende vende nëpër meksikë, kësaj i shtohen edhe përbërës të tjerë si mishi, perimet dhe salcat e tradicionale.

Nëse keni vendosur të shkoni me pushime në Meksiko, mos hezitoni të hani bukë me akullore, fundja edhe thjesht për ta provuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button