Qeveria paralajmëroi një sërë masash mbështetje për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme nga TIK

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të cilat dëshirojnë të investojnë në teknologjinë TIK nga shtatori me më shumë masa do të marrin mbështetje nga Qeveria. Mbështetja do të jetë e njëjtë edhe për investitorët vendor dhe për ata të huaj, ndërsa përqendrimi do të jetë tek kompanitë TIK përmes të cilat do të punohet në qëndrimin e të rinjve në Maqedoni.

Këtë e paralajmëroi ministri i Teknologjisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski gjatë promovimit të sotëm për investimit të ri në InPlayer, kompani të Britanisë dhe Maqedonisë e cila punon në Maqedoni dhe ka zhvilluar platformë të saj për monetizim dhe u ndihmon shumë kompanive botërore në monetizimin e përmbajtjeve të tyre digjitale. Investimi është në vlerës prej 500 mijë stërlina nga fondi investues rajonal South Central Ventures (SCV).

“Maqedonia posedon kuadër shumë të mirë për industritë TIK, por për fat të keq një pjesë e madhe po shpërngulet. Me një numër të madh të masave që do t’i ndërmarrim do të përpiqemi që atyre të cilët studiojnë para së gjithash në fakultetet TIK t’i mbajmë këtu dhe me këtë ta rrisim edhe pagën mesatare në shtet sepse pagat në këtë sektor përgjithësisht janë më të larta se sa mesatarja jonë”, tha ministri Mançevski.

Shpjegoi se atë që Qeveria e re do të dëshirojë ta bëjë me fillimin e vitit të ardhshëm është që të fillohet me punë të një lloj parku teknologjik në të cilin TIK kompanitë së bashku me shtetin do të fitojnë kushte më të mira për punë, por në të njëjtën kohë do të marrin edhe detyrë që së bashku me shtetin të investojnë në një qendër për hulumtim dhe zhvillim.

Ai shtoi se posaçërisht do të jetë e rëndësishme edhe mbështetja e sektorit privat dhe duke e pasur parasysh edhe tanimë “garancinë e paralajmëruar rinore” e cila do të fillojë të funksionojë nga vjeshta ku çdo të riu i cili do ta përfundojë arsimin e tij shteti do t’i garantojë ndonjë far angazhimi.

Theksoi se për realizimin e këtij projekti ka shfaqje të gatishmërisë dhe interesit edhe nga industria TIK në Maqedoni. Dobia, konsideron, do të jetë e ndërsjellë sepse kompanitë do të mund të shfrytëzojnë ndonjë infrastrukturë të caktuar të siguruar nga ana e shtetit, ndërsa së bashku me shtetin do të punojmë në zhvillimin e teknologjive të reja që pastaj të sjellim investime në këto investime.

Shpjegoi se bëhet fjalë për një zinxhir të lidhur, proces siç InPlayer ka arritur në këtë, të arrihet edhe me kompani të tjera në Maqedoni.

Drejtori ekzekutiv i InPlayer Xhorxh Mik theksoi se ata do të kenë mundësi të tërheqin talent të shkëlqyeshëm nga Maqedonia në firmën e tyre, e cila tanimë numëron 35 të punësuar, ndërsa me investimin e ri do ta rrisin ekipin e 50 deri në fund të vitit 2017 dhe 50 plotësuese gjatë vitit të ardhshëm.компјутери

Kjo është kompania e tretë në Maqedoni e cila fiton mbështetje financiare nga SCV dhe është kompania më e madhe deri tani në vend.

SCV është fond për kapital të rrezikshëm i cili disponon me 40 milionë euro për investim për kompani inovative nga Ballkani të cilët zhvillojnë zgjidhje teknologjike me potencial të madh për rritje.

Investimi i ri, siç është paralajmëruar, do të kontribuojë që të rritet numri i të punësuarve në këtë kompani nga 35 në 50 deri në fund të këtij viti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button