Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti u takua me fituesit e Festivalit Ndërkombëtar të valles në Inegol të Turqisë

Kryetari i Komunës së Çairit mirëpriti fituesit e Festivalit Ndërkombëtar “International Golden Furniture Folk Dance Competition ”, në Inegol të Turqisë – AKV “ILIRIDA” për ti përgëzuar për suksesin e madh të arritur në prezantimin më dinjitoz të valles e këngës shqipe. Ata ngadhënjyen në mesin e 15 shteteve të njohura për profesionalizmin e tyre në sferën e vallëzimit si: Rusia, Adigey, Gjorgjia, Kazakistani, Kirgizistani, Bashkurdistani, Bullgaria, Mali i Zi, Qiproja, Bosna Hercegovina, Kosova etj.

Kreu i Komunës së Çairit potencoi se veprimtarinë e tyre të pasur e të dëshmuar folklorike e ka përcjellë gjithmonë dhe do ta përcjellë edhe në të ardhmen përkrahja e tij personale dhe e institucionit që ai drejton.

Kryesia e Ansamblit “Ilirida” dhe koreografi i saj Ilir Loku falemnderoi Mexhitin për përkrahjen dhe kontributin e dhënë në promovimin e valles shqipe dhe përkrahjen e vazhdueshme të veprimtarisë së Ansamblit duke premtuar punë e suksese të shumta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button