Festivali Ndërkombëtar i Jazz-it në Tiranë, keni ende mundësi për ta ndjekur (FOTO)

Tirana ka hapur dyert për më shumë sesa 30 artistë që kanë sjellë muzikën e mirë. International JAZZ & WORLD MUSIC Festival organizohet në Hotel Rogener Europapark. Festivali që organizohet për të gjashtin vit, ka nisur më 18 korrik dhe do të ketë dy netët e fundit nesër dhe pasnesër, më 25 dhe 26 korrik.

Sipas organizatorëve, ky festival është takimi më i madh i muzikantëve të Jazz-it në Shqipëri. Ai ka sjellë dhe do të vazhdojë të sjellë me anë të programit të përzgjedhur diçka të bukur për të gjitha shijet, shkruan Revista Class.

Artistët kanë kombësi të ndyshme dhe mes tyre nuk mungojnë as shqiptarët, Gent Rrushi, Ermal Rodi dhe Fatos Qerimaj që do të interpretojë më 25 korrik.

Biletat kushtojnë 1000 lekë për të rritur dhe 5.000 lekë për studentë. Programi nis në orën 20.00 në hotel Rogner dhe vazhdon deri në 23.00.

Më shumë sesa 30 artistët e pranishëm kanë sjellë dhe po sjellin muzikën e mirë që aq shumë i duhet jetës kulturore në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button