Plasni flluskën tuaj: Pse hulumtimi i mendimit publik është i rëndësishëm?

Duket si pyetje retorike. Pse hulumtimi i mendimit publik nuk do ishte i rëndësishëm?  Anketimi është një prej mënyrave më të mira për të kontrolluar “pulsin” e publikut. Në Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), hulumtimi i mendimit publik është baza e punës sonë dhe vazhdimisht e zbatojmë në shumë vende mbarë botën.  Por, në punën time kam vërejtur një vlerë shumë të dukshme por shpesh të l[në anësh në anketim: përveç që anketimi paraqet burim të të dhënave të rëndësishme për mendimin publik, gjithashtu shërben si mjet i dobishëm që ju mundëson qytetarëve/eve, krijuesve/eve të politikave, vendimmarrësve/eve, politikanëve/eve, ekspertëve/eve dhe medieve që të shohin pasqyrën e plotë që ndryshe nuk do ta kishin parë për shkak të flluskës në të cilën jetojnë.  

ilina1Demokracia përfaqësuese dhe referendumet janë modelet nëpërmjet cilave popullata e përgjithshme në mënyrë më të përafërt shpreh prioritetet e veta zgjedhore dhe politike.  Mes zgjedhjeve dhe referendumeve, anketimi i mendimit të publikut mbi sundimin dhe çështjet politike ofron këshillim të drejtpërdrejt me qytetarët/et për ato që dëshirojnë t’i përfaqësojnë.   Anketimi shërben si bisedë e vazhdueshme me të gjithë qytetarët/et. Ky lloj hulumtimi paraqet një arenë unike për shqyrtim ndërnacional që mund të shpjer në përfaqësim më të madh gjatë marrjes së vendimeve në pushtet.  Gjatë anketimit të zhvilluar shkencor përdoret metodologji e sprovuar që të kuptohen dhe shihen mendimet, sjelljet dhe qëndrimet e miliona njerëzve me anë të bisedave me një numër të vogël prej tyre.  Në vend të ekspertëve/eve, politikanëve/eve dhe akademikëve/eve të zakonshëm/me, në anketim janë merren parasysh të gjitha shtresat e shoqërisë. Duke ju qasur rezultateve të anketave pa paragjykime dhe stereotipa, dhe duke vështruar më larg nga rejtingjet partiake zgjedhore, mundemi vërtet ti kuptojmë njerëzit e një vendi, shpresat dhe frikët e tyre, si dhe problemet dhe dëshirat e tyre.

Sidoqoftë, secilës anketë, kudo qoftë në botë, dikush ia konteston rezultatet.  Pashmangshëm, komentet “Rezultatet e kësaj ankete nuk mund të jenë të vërteta, të gjithë që i njoh mendojnë ndryshe”, “Rezultatet e kësaj ankete sigurisht janë të rrejshme, jam 50 vjeçar dhe kurrë nuk janë intervistuar nga ndonjë agjenci anketuese”, “Nuk ju besoj këtyre rezultateve të anketës, kush do kishte mundur të donë këtë politikan/e”, “Ky rezultat sigurisht është i gabuar”, ju drejtohen hulumtuesve të mendimit publik nga Britania e Madhe deri në Guatemalë ose Maqedoni.

Kjo nuk domethënë se anketat, si dhe çdo lloj tjetër i të dhënave, nuk duhet të shqyrtohen në mënyrë kritike. Publiku profesional, sikur edhe ai publik, duhet të mund të dallon anketë shkencërisht të bazuar nga ato shkencërisht të mangët. Duhet dalluar mes pyetjeve që implikojnë përgjigje dhe pyetjeve neutrale. Formati dhe terminologjia e pyetjeve mund shumë të ndikojnë në kuptimin e pyetjeve nga publiku i gjerë. E gjithë kjo do t’i ndihmon lexuesit/es që më mirë t’i kupton rezultatet e cilës do anketë.

ilina12E vërteta është se secili prej neve jeton në një ose lloj tjetër të flluskës. Të gjithë kemi paradigma të caktuara që me secilën ditë të kaluar vërtetojnë mendimet dhe gjykimet tona. Ndoshta jemi të   ekspozuar një sasie të vogël të mendimeve të ndryshme, por kjo nuk na jep pasqyrë gjithëpërfshirëse.    Të jetohet jashtë flluskës nënkupton të jesh i vetëdijshëm për grupet tjera të njerëzve, të njihen dhe pranohen pozitat e tyre, prejardhja e tyre dhe pse ndjehen ashtu siç ndjehen.
Këtu paraqitet anketimi. Si hulumtues i mendimit publik, ballafaqohem me komente të ndryshme që kanë për qëllim të kontestojnë provat empirike.  Madje edhe vendimmarrësit/et e arsimuar/a dhe informuar/a kanë prirje të hedhin poshtë të dhënat e anketave që janë të kundërta me pritjet e tyre dhe kanë prirje ndaj anshmërisë konfirmuese.  Zakonisht kështu humbet pasqyra e plotë që e ofron anketimi dhe vazhdohet të jetohet në komfortin e konsistencës kognitive.

Por, nëse duam të jetojmë në demokraci moderne, një prej mënyrave për ulje të tensionit psikologjik të shkaktuar nga të dhënat anketuese të papritura dhe disonancën kognitive është të merren parasysh  të dhënat e reja, të ndryshojmë mënyrën tonë e të menduarit dhe të rritim mirëkuptimin në botën që na rrethon. Të jetohet dhe të veprohet në demokraci kërkon të shohim pasqyrën e plotë, kurse kjo domethënë se duhet marr parasysh edhe përqindjet tjera në rezultatet e anketave  – rezultatet e atyre që kanë mendim të ndryshëm.

ilina123Udhëheqësit politik dhe qytetar duhet të kuptojnë se njohja dhe pranimi i të dhënave kognitive disonante është aspekti kryesor i veprimit të suksesshëm në shoqëri demokratike.  Kur rezultatet e anketave kundërshtojnë qëndrimet dhe pritjet tona, ajo na tregon se veprimet e udhëheqësisë nuk rezonojnë me qytetarët.  Për politikanët/et, si dhe për shumicën, kjo është vështirë të pranohet. Por, kur bëhet fjalë për politikanë, ajo është akoma më e rëndësishme për shkak të ndikimit të madh që e kanë mbi përparimin dhe zhvillimin e shoqërisë. Politikanët/et dhe ato që janë në pushtet shpesh janë të thelluar në mendime grupore dhe anshmëri vërtetuese që refuzojnë mendimet e ndryshme që të ruajnë mendjen e tyre në konsistencë kognitive. Por, rezultatet e anketave që janë shkencërisht të bazuara me metodologji të paanshme shpesh përmbajnë shumë më shumë të vërteta nga personat që i kanë përreth e që tundin kokën për konfirmim.  Rezultatet e anketave që kundërshtojnë pritjet na tregojnë se interpretimi ynë aktual i çështjeve dhe ngjarjeve nuk është në rrjedha me mendimet e pjesëve tjera të shoqërisë.   Kjo mund të tregon se mënyra se si një politikan/e ose aktivist/e qytetar/e i formon mesazhet nuk pranohet mirë nga publiku. Mënyrë tjetër të reagohet ndaj disonancës së tillë kognitive është të ndryshohet dhe përputhet sjellje e tij/saj.  Dhe, nëse politikanët/et, aktivistët/et dhe bartësit/et e ndryshimeve janë dedikuar të lënë vulë dhe të bëjnë ndryshim, atëherë akoma më e nevojshme është t’ju përkushtohet vëmendje mendimeve të kundërta.

Udhëheqësit politik gjithmonë do të jenë të rrethuar me ato që tundin kokën që të vërtetojnë mendimet në flluskat e tyre. E vërteta, e fituar nëpërmjet hulumtimit cilësor të mendimit publik, është aty për ato që zgjedhin ta shohin.

 

Shkrimi është publikuar fillimisht në gjuhën angleze në blogun e Institutit Ndërkombëtar Republikan www.democracyspeaks.org  ndërsa në gjuhën maqedonase gjendet në http://respublica.edu.mk/

Ilina Mangova,
Drejtore e programit të Institutit Ndërkombëtar Republikan për Maqedoni (IRI)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button