Jennifer Lopez mbushi 48, por duket si 20!

Fundshpina e saj( e siguruar për 1 milionë dollarë) është më e famshja në botë, modeli i saj i flokëve më i kopjuari dhe në çdo paraqitje skenike gëzon admirimin e fansave. Po i afrohet të 50-ave por ka fizikun që edhe një 20-vjeçare do t’ia kishte zili, shkruan Bordo.al. 

Qëkur po përjeton lidhjen e dashurisë me Alex Rodriguez, 41-vjeçarin ish-kampion të beizbollit, këngëtarja duket si e rilindur, edhe pse energjia nuk i ka munguar kurrë. Ka një buzëqeshje gjithmonë rrëzëllitëse, selfie-t e saj pa make up dhe paraqitjet në tapetin e kuq e tregojnë një mbretëreshë të vërtetë. Sot, Jennifer mbush 48-vjeç dhe të lë pa frymë me look-un e saj. Karriera muzikore? Vazhdon shkëlqyeshëm! Kënga e fundit ‘Ni tu ni yo’ është kthyer në një hit të padiskutueshëm veror.

Këngëtarja ka treguar se ka një vullnet të hekurt për aerobi dhe ushtrime fizike, ushtrohet pesë herë në javë nga një orë që të ruajë linjat e përsosura. Megjithatë, nuk heq dorë nga kënaqësia e ëmbëlsirave me çokollatë, një mëkat i ëmbël ky. Make up-i është aleati i saj më i mirë, a e dini se ajo ka qenë mjeshtre e konturimit shumë më përpara Kim Kardashian?

jlo1

jlo2

jlo3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button