Shkencëtari australian ka teorinë më interesante për zhdukjet në “Trekëndëshin e Bermudës”

“Trekëndëshi i Bermudës” është një nga misteret më të mëdha për shkak se dhjetëra anije e aeroplanë janë zhdukur pa lënë gjurmë. Tashmë një shkencëtar nga Australia ka një teori tjetër për këto zhdukje misterioze.

Karl Kruszelnicki thotë se zhdukjet e anijeve dhe aeroplanëve janë thjesht një gabim njerëzor. Duke folur për “News.com.au”, sipas mapo, ai hedh poshtë tezën e deritanishme.

Mendohet se në “Trekëndëshin e Bermudës” mbizotërojnë forca të mbinatyrshme.

Por, pavarësisht fatkeqësive të shumta që kanë ndodhur në atë zonë, Kruszelnicki thotë se numri i avionëve të zhdukur është njësoj sa edhe në anët e tjera të globit kur kanë ndodhur gabime njerëzore.

Megjithatë, përgjatë gjithë këtyre viteve shkencëtarët nuk kanë identifikuar asnjë faktor të jashtëzakonshëm që ka shkaktuar zhdukjet misterioze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button