Negociata të Maqedonisë dhe BeH-së për marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe për linjë ajrore Shkup – Sarajevë

Fillim të bisedimeve për nënshkrim të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik, për bashkëpunim, në fushën e turizmit dhe për vendosje të linjës ajrore Shkup – Sarajevë, inicuan ministri i Tregtisë së Jashtme  dhe Marrëdhënieve Eonomike të BeH-së, Mirko Sharoviq.

Siç kumtoi Ministria e Ekonomisë, në takimin dypalësh në Sarajevë, Bekteshi dhe Sharoviq e kanë potencuar nevojën e përforcimit dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik të dy vendeve, duke pasur parasysh se BeH-ja viteve të fundit është mes 20 vendeve të para, me të cilat Maqedonia realizon vëllim më të madh të shkëmbimit tregtar të rregulluar me Marrëveshjen CEFTA, si dhe për shkak se BeH është vendi i vetëm i rajonit me të cilën Maqedonia nuk ka nënshkruar marrëveshje të këtillë.

Ministri Bekteshi ka shprehur gatishmëri që për një kohë të shkurtër të dorëzohet propozim-tekst i marrëveshjes deri te pala boshnjake, ndërsa pas finalizimit të tij të qaset edhe drejt nënshkrimit.

Çështja, për lidhje të marrëveshjes për bashkëpunim në fushën e turizmit është ngritur nga ana boshnjake në vitin 2013 edhe atë, kanë konkluduar dy ministrat, duhet të paraqet bazë për thellim të bashkëpunimit në këtë fushë.

Ka qenë i përbashkët edhe konstatimi se me linjë direkte Shkup – Sarajevë do të lehtësohej transporti i turistëve dhe do të rritej numri i vizitave afariste në dy vendet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button