Milevska: Jam shumë e befasuar nga propozimi i PSP-së për paraburgim

Prokuroria Speciale Publike kërkoi paraburgim për ish ministren e Kulturës, Elizabeta Kançesa Milevska sepse konsideron se nuk është e mjaftueshme që vetëm t’i merret pasaporta si e dyshuar në rastin “Tender” për “Shkupin 2014”, ku sipas PSP-së e ka dëmtuar buxhetin për 54 milion denarë, njofton Portalb.mk.

Kançeska Milevska konsideron se nuk ka asnjë arsye që t’i merret pasaporta dhe në ankesën e saj për te Gjykata e Apelit kërkon t’i kthehet.

Prokurori Gavrill Bubeski tha se Kançeska Mileska është e akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për këtë shkak shteti është i detyruar të formojë mbrojtjen e saj nga këto vepra penale. Konsideron se Mileska nuk do të mund të sigurohet për gjykimin pa masë për kujdesie sepse, sipas tij, në rastin e saj ekziston mundësi që të ikë.

“Kançeska Mileska absolutisht e përkrah dhe bashkëpunon me PSP-në, ija ka dhënë të gjitha dokumentet, nuk ka asnjë bazë që të aplikohet masa për paraburgim”, tha mbrojtja e saj.

“Jam shumë e befasuar nga propozimi i tillë kundër meje nga PSP-ja sepse asnjëherë nuk u kam dhënë rast për të. Nuk ka vepër në këtë rast. Unë jam personalitet familjar, deputete jam, nuk kam shtetësi të dyfishtë, as llogari në shtet të huaj”, tha Mileska duke premtuar se do të paraqitet në çdo thirrje të ftesës gjyqësore në të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button