Banorët e Komunës Debarcë: Nuk do të lejojmë të bëhemi mbeturina e historisë

Banorët e Komunës Debarcë, njërës ndër komunat më të vogla në vend, nëse duhet gjithçka do të bëjnë që ta mbrojnë natyrën që të mos ndotet, kërkojnë që aty të mos ndërtohet deponi rajonale, njofton Portalb.mk.

Në fshatin Godivje, në afërsi të së cilit është parashikuar të ndërtohet deponi janë mbledhur banorët e gjithë komunës, por edhe të Ohrit, Shkupit dhe të qyteteve tjera mes tyre edhe personalitete të njohura.

Mbledhja përfundoi me zgjedhjen e Trupit Koordinues i cili do të udhëheq me aktivitetet kundër ndërtimit të deponisë rajonale.

Para disa ditëve ka reaguar edhe LSDM-ja të cilët kërkuan nga deputetët e VMRO-DPMNE-së që të ndalojnë të promovohen si ekologjistë në Debarcë.

“Në lidhje me propozimin e kryetarit të Komunës së Debarcës, Igor Trajkoski për referendumin e qytetarëve të Debarcës për deoninë rajonale, si dhe shkrimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së në të cilin shprehin gjoja se shqetësim për Debarcën, duam t’ua rikujtojmë se tash është vonë të promovohen si ekologjistë. Nëse duan të jenë, deputetët para 11-të viteve dhe kryetari i Komunës me vepra konkrete kanë mundur ta bëjnë”, thuhej në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button