PSP përsëri do të kërkojë paraburgim për ish ministren e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Mileska

Në Gjykatën e Apelit vazhdon shqyrtimi i ankesave për lëndën “Tender” në të cilën e dyshuara e parë është ish ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Mileska, njofton Portalb.mk.

Ndryshe, Kançeska-Mileska është e dyshuara e parë në rastin “Tender” të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), ku dyshohet për kurdisje të tenderit prej një milion euro për punë ndërtimore në Muzeun e VMRO-DPMNE-së. Përveç kësaj, të dyshuar për keqpërdorimin e pozitës janë edhe tre anëtarë të komisionit për furnizime publike.

Për Mileskën dhe për të dyshuarin e dytë PSP-ja ka kërkuar paraburgim, ndërsa për të tretin masë për kujdesie gjegjësisht t’i marret pasaporta dhe një herë të paraqitet në Gjykatë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button