Nëse je shtatshkurtër, kjo është mënyra e duhur për të veshur xhinset

Veshjet janë gjithmonë problem për vajzat shtatshkurtra. Disa prej tyre mund të të tregojnë më të gjatë, disa të tjera më të shkurtra nëse nuk bën ndonjë hile të vogël për t’ia rritur centimetrat vetes. Në mënyrë që të mos dukesh edhe më shtatshkurtër nga veshjet, kur është fjala te xhinset, duhet pasur kujdes. Duke iu përshtatur përmasave të trupit, por edhe duke treguar kujdes për modelin e tyre, ekspertët zbulojnë disa truke për veshjen më praktike të të gjithëve, shkruan Class.

Sa herë që ke ndër mend të veshësh xhinse, mbaj këto 5 gjëra në mendje, sipas stilistëve të famshëm.

Zgjidh të ngushtat

Ekspertët e modës pajtohen të gjithë me mendimin se stili i xhinseve të ngushta nuk duhet konsideruar jashtë mode për vajzat me trup të imët. Kjo për arsye se këto modele kanë tendencë t’i tregojnë këmbët më të gjata: “Qëllimi është që t’i bëjnë këmbë të duken më të gjata, aq sa është e mundur”, – shpjegon stilistja Nicole Winston nga “Take One Thing Off.”

… ose të drejtat

Stilistja e të famshmëve Jeni Elizabeth nënvizon: “Gjithmonë zgjidhni model të ngushtë. Nuk është shumë e nevojshme marka. Të ngushta ose të drejta janë zgjedhja e duhur për të dhënë iluzionin e gjatësisë.”

Kombinoji me këpucë nude

Takat janë të preferuara. “Vish këpucë nude ose sandale.” Jeni Elizabeth shpjegon: “E zgjatin këmbën në mënyrë drastike.”

Jo të prera dhe as të përthyera

“Mos i shkatërroni xhinset dhe mos i dëmtoni” – paralajmëron Nicole Winston dhe Jeni Elizabeth konfirmon: “Asnjëherë mos i pritni dhe as përthyeni. KJo është një mënyrë që shkurton gjatësinë.”

Jo vija

Xhinset që kanë vija në xhepa nuk janë të këshilluara për vajzat shtatshkurtër: “Edhe xhinset që janë të zbardhura para kanë tendencë të të tregojnë më të shkurtër”, – shpjegon Nicole.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button