Sërish panik në Greqi, dy tërmete të tjerë godasin ishullin, banorët lënë shtëpitë

Greqia është pushtuar sërish nga paniku mbrëmjen e së shtunës. Sipas raportimeve të mediave greke, dy tërmete të tjera kanë goditur ishullin Kos, duke shkaktuar panik te banorët dhe turistët. Sizmiologët thanë se dy tërmetet, me një diferencë kohore prej 16 minutash njëri pas tjetrit, ishin ishin me magnitudë 4.4 dhe 4.6 ballë, njofton Class.

Jo vetëm turistët, por edhe banorët e zonës kanë filluar të lënë shtëpitë. Natën e së shtunës e kanë kaluar jashtë nga frika e shembjes së ndërtesave. Edhe aeroporti i ishullit Kos u evakuua.

Vetëm dy ditë më parë, një tërmet i fortë goditi Bodrumin në Turqi dhe ishullin Kos në Greqi, duke shkaktuar 2 të vdekur dhe 115 të plagosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button