Mënyra se si mbani duart me partnerin zbulon shumë për lidhjen tuaj

Nëse jeni në një marrëdhënie, ju e dini se sa ndjenjë e bukur është që të ecni të kapur dorë për dore.

Ju nuk e kuptoni në ato momente, por ky gjest i vogël flet shumë për marrëdhënien tuaj dhe fazën që po kaloni si çift. Bright Side na ndihmon që të gjejmë kuptimin prapa llojeve të ndryshme të mbajtjes së duarve, shkruan Class.

Po ju ku bëni pjesë?

1

Duart të kapura, të shtrira drejt
Nëse i mbani duart në këtë mënyrë tregon se marrëdhënia juaj bazohet në dashuri dhe jo në pasion. Gjithashtu partneri që mban dorën lart tregon se ka një personalitet më të fortë, shpesh merr iniciativë dhe është më vendimtar.

2

Me gishtat e ndërlidhur
Gishtat e ndërlidhur simbolizojnë pasionin dhe lidhje të fortë mes dy partnerëve. Kur mbani duart në këtë mënyrë, është e rëndësishme që të dy partnerët të mbajnë dorën e personit tjetër me vendosmëri. Nuk është shenjë e mirë nëse dora e partnerit është shumë e relaksuar…

3

Të kapur pas gishtit të vogël
Ky lloj i mbajtjes së duarve do të thotë që ju të dy keni prioritet të pavarësisë suaj. Çiftet e tilla dinë të respektojnë hapësirën dhe privatësinë e njëri-tjetrit. Ajo gjithashtu mund të tregojë se çifti po kalon një moment delikate, kur një nga të dy partnerët ndjen nevojën për t’u kthyer përsëri për të qenë vetëm miq.

4

“Të përforcosh” kapjen e duarve me dorën tjetër
Nëse përdorni “përforcim” nga ana tjetër, zakonisht kjo do të thotë që gjërat mes jush janë duke u bërë serioze. Por për fat të keq, kjo nuk është gjithmonë një shenjë pozitive: kjo gjithashtu mund të thotë se po kthehesh në një partner/e që kërkon ta posedosh me patjetër partnerin.

5

Krahë të lidhura
Kjo mënyrë shpesh përdoret kur çiftet shkojnë në një ceremoni. Megjithatë, nëse duart mbahen në këtë formë çdo ditë tregon se do të thotë se ata që marrin krahun e partnerit të tyre kërkojnë mbrojtje ose ndihen paksa të pasigurt në marrëdhënien e tyre.

6

Me gishta të ndërlidhur dhe duke tërhequr dorën e partnerit
Kjo tregon se çifti nuk është “i barabartë”. Kushdo që tërheq dorën përpiqet të bëjë partnerin të marrë vendime më shpejt sesa ai/ajo po i merr. Mund të jetë gjithashtu një shenjë se njëri prej tyre është i ngopur me rutinën në marrëdhënie.

7

Pa u kapur për dore
Nëse partneri juaj e shmang dorën, mund të jetë një shenjë që ai nuk ju ka vetëm ju. Megjithatë kjo mund të tregojë se ka druajtje ose dëshirë për privatësi.

Gjithsesi, ju mos bëni veprime të menjehershme dhe të mbani në vëshgim veprimet e partnerit. Ndoshta marrëdhënia juaj po shkon shumë mirë, dhe s’keni pse shqetësoheni aspak.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button