Krasniqi: Vlorë, ti nuk pyetesh për shaminë

Deklarata e ministres së Integrimeve, Vlora Çitaku, se çështja e shamisë dhe mësimit fetar sipas Kushtetutës është e qartësuar dhe se nuk ka kompromis për të, ka nxitur reagimin e Imamit Shefqet Krasniqi.

Krasniqi e ka cilësuar ministren Çitaku jo kompetente që të merret me çështjen e shamisë.

“Zonjusha Vlorë me vjen keq, por ti më nuk je ajo që merr vendim dhe pyetesh a me lejuar shaminë apo jo, ti kysmet pas 8 qershorit kadale i mbledh plaqkat edhe më kurrë inshallah nuk ta bjen Zoti me gëzu atë post, e as afër tij. E sa i përket shamisë ajo me emër të Allahut ka për tu lejuar, vonim nashta a shpëtim nuk ka”, siç thuhet në reagimin e Krasniqit.

Lajme të ngjashme

Back to top button