Ja çfarë komentojnë partitë politike në Maqedoni për rastin e “kopshtit Bleta”

Partitë politike kërkojnë respektimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve si mekanizëm për parandalimin e ritualeve fetare nëpër kopshtet për fëmijë dhe shkollat fillore duke komentuar për rastin e kopshtit Bleta në lagjen Gazi Babë të Shkupit, njofton Alsat-M.

LEXO: Çfarë fshihet pas “Kopshtit Bleta” që bëri bujë në opinion me ligjeratat fetare?

Nga BDI thonë se për kopshtin Bleta nuk kanë informacione të sakta dhe se kjo vjen si pasojë se i njëjti është jashtë sistemit zyrtar për edukim.

“Jemi kundër organizimeve jashtë-institucionale të edukimit pasi që devijimet eventuale nuk mund të identifikohen e as të parandalohen”, thanë nga BDI.

VMRO-DPMNE-ja duke akuzuar për neglizhencë Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale kërkon masa konkrete nga ky dikaster.

“Është e patjetërsueshme që në raste të tilla të respektohet ligji. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale duhet të ndërmerr masa konkrete dhe të veproj sipas ligjit”. U shprehen nga VMRO-DPMNE.

Lëvizja Besa ndërkohë thotë se sistemi arsimor në Maqedoni duhet ndërtuar mbi bazat e shoqërisë së virtytshme dhe vlerave morale.

“Se cili është koncepti të cilin ne e preferojmë, atë mund te gjeni të detajuar në dokumentet tona bazë, por edhe në platformën zgjedhore”, thanë nga Lëvizja Besa

As LSDM dhe as koalicioni i LR PDSH-së, Unitetit dhe RDK-së nuk shprehën qëndrimin e tyre në lidhje me rastin e kopshtit Bleta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button