LSDM: Përfunduan huamarrjet e fshehta të VMRO-DPMNE-së, Qeveria po ulë borxhet

Huamarrjet e fshehta dhe të shtrejta që VMRO-DPMNE i ka bërë në kurriz të qytetarëve për privilegje, projekte të rrejshme dhe pasurim kriminal të individëve në llogari të qytetarëve të varfër, ka sjellur dëme të mëdha në ekonominë dhe standardin e jetës së qytetarëve, thuhet në komunikatën për media nga LSDM.

Për dallim nga kjo sjellje e papërgjegjëshme ndaj parave të qytetarëve, Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka racionalizuar shpenzimet, ka ulur borxhet, dhe paratë i orienton kah qytetarët. Për një muaj, Qeveria arriti të bënte rebalansin e Buxhetit me çka do të shkurtohen shpenzimet për luks, reklama dhe reprezentacione, ndërsa më shumë para do të orientohen kah qytetarët, përmes rritjes së pagës minimale, heqjes së taksës radiodifuzive dhe mbështetjen e fuqishme për kompanitë vendore.

Në vend të huamarrjeve të fshehta, të shtrejta dhe jo-produktive që VMRO-DPMNE i bënte përmes normave të larta të interesit, Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka ulur normën e huamarrjes dhe po kthen borxhet e VMRO-DPMNE-së që u ka lënë qytetarëve.

Për kohë të shkurtër, është siguruar dyfish normë interesi më e ulët për letrat me vlerë të shtetit, në relacion me normën e interesit të borxheve të vjetra të cilat po ripërpunohen. Tani norma e interesit për letrat me vlerë është më e ulëta në histori dhe sillet nga 1.45% deri në 3.8% varësisht nga afati i përdorimit. Kështu, përmes mjeteve të parashikuara nga huamarrjet në tregun e brendshëm sigurohet realizim i plotë dhe në kohë i Buxhetit me kushte të volitshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button