Deri të martën shumë nxehtë, pastaj shi i rrëmbyeshëm

Deri të martën nën ndikim të masës shumë të nxehtë ajrore do të mbisundojë mot i nxehtë me temperatura të cilat do të arrijnë edhe deri në 40 gradë në pjesët jugore. Veç më nga e marta pritet ndryshim i motit me të reshura të shiut të cilat në shumë vende do të jenë të rrëmbyeshme.

Gjatë ditës së nesërme nuk përjashtohet paraqitje e rrallë e shiut të shkurtër me bubullima, para së gjithash në lindje në zonat malore.

Shira të rrëmbyeshëm të përcjella me bubullima dhe erë të fortë pritet të martën veçanërisht në pjesët veriore.

Të mërkurën dhe të enjten do të jetë moti i ndryshueshëm dhe i freskët me shi lokal. Temperatura e ditës, duke filluar nga perëndimi do të jetë në rënie, që do të vazhdojë edhe në dy ditët në vijim dhe do të lëvizë në interval prej 26 deri 33 gradë. Indeksi UV do të ketë vlerën mes 8 dhe 7.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button