Intervista më tronditëse e familjes mbretërore që nga 1995, telefonata e fundit e Princeshë Dianës dhe foto të papublikuar më parë (FOTO/VIDEO)

Është cilësuar si një ndër intevistat më tronditëse të familjes mbretërore, që nga viti 1995, ku Princeshë Diana rrëfeu se ka një lidhje jashtë martesore, transmeton Revista Class.

Princat William dhe Harry kanë dhënë një intervistë shumë të sinqertë dhe emocionale që mund të kenë dhënë ndonjeherë për nënën e tyre. Midis rrëfimeve të shumta, Princat kanë folur dhe për telefonatën e fundit me nënën e tyre pak orë para se ajo të vdiste. Djemtë e prenë shumë shkurt bisedën sepse donin të vazhdonin lojën me kushërinjtë e tyre, telefonatë që u ka mbetur peng edhe në ditët e sotme.

“Do më mbetet peng gjithë jetën time”, shprehet Princ Harry. Ai tregon se kjo është hera e parë që të dy kanë folur për Dianën, jo si princeshë por si një nënë. William tregon se e mendon çdo ditë nënën e tij, madje shprehet se e ndjerë praninë e saj dhe në dasmën me KatE, e ndërsa Harry pranon se mund t’i ndjejë ende përqafimet e nënës së tij.

Ata ndërtojnë një portret të një nëne shumë të devotshme, shumë e dashur, e apasionuar pas tyre, jo më kot kishte aftësinë për të bindur miliona njerëz. Madje ato kujtojnë edhe momentet që luanin të tre së bashkur, ku princesha “shndërrohej” në një fëmijë vetëm që ata të kënaqeshin.

Por kujtimi që do t’ju mbetet peng është biseda e fundit, e cila zgjati shumë pak se Princat donin të vazhdonin lojën me dy kushërinjtë Peter dhe Zara Phillips.

Në atë kohë- 30 gusht 1997- William ishte 15 kurse Harry 12 vjeç. Ata po kalonin disa ditë në Balmoral, tek kushërinjtë e tyre, kurse Diana ishte në Francë me mikun e saj të ngushtë, Dodi Al fayed, djali i milionerit Mohamed Al Fayed. Kishte një muaj që nuk i shikonte 2 djemtë e saj.

“Unë dhe Harry ishim tërë nxitim për ta mbyllur telefonin e për të vazhduar lojën, i thamë: “mirupafshin”, “shihemi më vonë” dhe “do ta fikim telefonin”. Sikur ta kisha ditur se ç’do të ndodhte, nuk do të kisha qenë kaq moskokëçarës. Por ajo telefonatë më ka mbetur si barrë e rëndë, tërë kohës.”, tregoi William.

Kujtimet me të janë fragmentare, por ky moment Williamit nuk i hiqet nga mendja.

“Po ta kisha ditur që do të ishte hera e fundit që do të flisja me nënën time, gjërat që do t’i kisha thënë… tani është kaq e vështirë kur e mendoj. Do të më mbetet peng për gjithë jetën. Fakti që s’e dija që do të ishte hera e fundit që do të flisja me mamanë time, dhe se sa ndryshe do të kishte qenë ajo bisedë sikur të kisha ndjesinë më të vogël se atë natë do t’i merrej jeta…”, thotë Harry.

Të nesërmen në mëngjes, me t’u zgjuar morën lajmin e hidhur për vdekjen e nënës së tyre. Ishte babi Charles që u tregoi gjithçka.

Në vitin 1995 Diana e zhyti Monarkinë në krizë me intervistën e saj tek “Panorama”, në të cilën ajo zbuloi që kishte një marrëdhënie jashtë martesore me James Hewitt, intervistë për të cilën në fillim pallati mbretëror nuk kishte dijeni se sihte bërë. Disa u treguan më pak kritik, sipas të cilëve, Diana zgjodhi të ishte e “ndershme”, dhe e braktisi Princin për të vazhduar jetën e saj, por për disa të tjerë u cilësua si “cinike”.

Intervista e William dhe Harry për marrëdhënien me nënën e tyre u zhvilluan në Kensington Palace, që tregon se ka marrë miratimin për publikimin e detajeve të reja. Princat u shfaqën të sigurt, dhe shumë të gatshëm për të vazhduar punën e bamirësisë së nënës së tyre, që ajo të ndihej krenare për ta kudo që ndodhej.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button