Edhe një fitore në miqësore për Levanten e Bardhit

Ka vazhduar me paraqitje të suksesshme në ndeshjet kontrolluese skuadra e Primera Ligës spanjolle, Levante ku po luan shqiptari Enis Bardhi, transmeton Portalb.mk.
Edhe në këtë ndeshje shkupjani që sapo ka regjistruar paraqitjen e tij të dytë me fnaellën e klubit të ri, ka arritur të dalë fituese në duelin e miqësores kundër skuadrës së Almeria që garon në Ligën e Dytë spanjolle, ndërsa në këtë ndeshje skuadra e bardhit shënoi fitore me vetëm një gol, edhe atë duke shënuar në portën e tyre futbollistët e Almeria.
Bardhi në lojë është futur si zëvendësues, duke dhënë disa asiste të mrekullueshme dhe njëherit duke treguar lojë të pëlqyer nga trajneri i tij Juan Munjiz. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button