Filipine: Kongresi e vazhdoi ligjin ushtarak në pjesën jugore

Me këtë lëvizje, presidenti Duterte do të ketë më tepër kohë për tu ballafaquar me ekstremistët e armatosur, që janë aleatë të Shtetit Islamik (IS).

Duterete tha se zgjatja ishte e domosdoshme për t’i shkatërruar ekstremistët, por kritikët thonë se kjo lëvizje është pjesë e përpjekjeve për rritje të autorizimeve.

Në Mindanao është zbatuar ligji ushtarak më 23 maj, kur militantët e inspiruar nga IS-i, e të cilët u takojnë grupeve Maute dhe Abu Sayyaf, së bashku me luftëtarët e jashtëm, e kanë thyer rezistencën në qytetin Maravi dhe e kanë marrë kontrollin aty.

Ushtria e Filipineve po e vazhdon luftën dymuajshe për rimarrjen e kontrollit në Maravi. Së paku 428 militantë, 105 ushtarë dhe policë, dhe 45 civilë, janë vrarë prej se kanë filluar luftimet.

Sundimi ushtarak e lejon ushtrinë që ta zbatoj ligjin dhe t’i burgos njerëzit pa aktakuzë për periudha të gjata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button