Kush pagoi 80 mijë euro për vrasjen e aktorit, ekzekutori dhe bashkëpunëtorët, emrat..

Operacioni “Pagesa” është quajtur ai që vuri në pranga porositësin, ekzekutorin dhe bashkëpunëtorët e atentatit ndaj aktorit Mishel Prela, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e së premtes në Tiranë.

Policia e Tiranës ka zbardhur krejt ngjarjen dhe ka vënë në pranga gjithë grupin kriminal të përfshirë në këtë histori, që nga porositësi, te ekzekutori dhe personat që ndihmuan, të cilët do të paguheshin të gjithë.

“Kemi zbardhur dhe dokumentuar tërë mekanizmin e ngjarjes, që është një vrasje me pagesë mbetur në tentativë nga një grup i strukturuar kriminal. U arrestuan të gjithë anëtarët e grupit, nga porositës, ekzekutori dhe ndihmësit. Ervin Zallumi është  personi që ka porositur vrasjen e shtetit Mishel Prela, i cili ka paguar 80 mijë euro për vrasje, shumë që do ia jepte Shkelzen Bucit, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë, i cili ka qenë dhe ekzekutori”– njoftoi kreu i policisë Tiranë.

Sipas policisë, Shkëlzen Bucit që ishte në rolin e ekzekutorin iu sekuestrua arma e krimit. Ndërkohë u kap Miklar Tola, bashkëpunëtor në tentativën e vrasjes; Trim Hidri, ka bërë të mundur largimin nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së krimit dhe Ermir Tola, vëllai i Miklarit, pjesëtar aktiv i grupit kriminal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button