LSDM: Rebalansi i Buxhetit siguron paga më të larta për punëtorët e motivuar

Rebalansi i Buxhetit dhe shkurtimi i shpenzimeve joproduktive për reklama dhe reprezentacione janë hapi i parë i realizimit të masave ekonomike të cilat sigurojnë mbështetje për kompanitë dhe rritje të pagës minimale në 12 mijë denarë,rritje të mëtutjeshme të pagave në përgjithësi për qytetarët e kënaqur dhe punëtorët e motivuar, thuhet sot në kumtesën e LSDM-së.

“Realizimi i masave të parashikuara për pagë minimale më të lartë do të realizohet me një bashkëpunim intenziv në mes sipërmarrësve,punëtorëve dhe shtetit,me qëllim të vetëm për rritje të pagave dhe të ekonomisë në përgjithësi. Me mbështetjen për kompanitë vendore,për herë të parë në histori punëtorët e fabrikës së lëkurës,tekstilit dhe industrisë nuk do të jenë të diskriminuar dhe do të marrin pagë minimale të njejtë me punëtorët e veprimtarive të tjera. Pas rritjes së pagës minimale,në vizitën e djeshme në Shtip,delegacioni qeveritar paralajmëroi që do të ketë lirim financiar të mjeteve për projektin e qeverisë për subvencionimin e pushimeve vjetore për punëtorët që paguhen më pak,si dhe paketë për masat që do t’i ndryshojnë kushtet e punës për investitorët e huaj dhe të brendshëm, thuhet sot në kumtesën e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button